Dy police serbë, të akuzuar për vrasjen e tre vëllëzërve, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë liruar sot përkohësisht nga burgu. Prej muajit nëntor po vazhdonte procesi kundër Millosh Stojanoviqit dhe Sreten Popoviqit, të akuzuar për vrasjen e Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi. Gjyqi njoftoi se vendimi për lirim të përkohshëm u mor pasi nuk ka rrezik që të akuzuarit të largohen ose të bëjnë ndikim në dëshmitarët.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.