Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisionari i policisë së UNMIK-ut Richard Monk tha se edhe kontrolli i brendshëm i policisë ka vërtetuar se ka pasur lëshime në reagimin e policisë gjatë protestës së lëvizjes "Vetëvendosje" me 10 shkurt, në Prishtinë.
Ai tha se gjatë intervenimit janë përdorur plumba gome afati i përdorimit të të cilëve ka skaduar para 12 viteve. Monk tha se ka kërkuar që i gjithë municioni që posedon policia dhe afati i të cilit ka skaduar, ose të shkatërrohet ose t'u kthehet vendeve prej nga është sjell në Kosovë.
2 persona humbën jetën dhe rreth 80 të tjerë u lënduan në protestën e 10 shkurtit.
XS
SM
MD
LG