Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë sanksionet ekonomike nëse Sudani dështon në ndërmarrjen e masave për ndalimin e gjakderdhjes në Darfur. Ai tha se Sudani duhet të marrë të gjitha masat për të lehtësuar vendosjen atje të misionit të Kombeve të Bashkuara dhe Unionit Afrikan si dhe të lejojë ndihmat humanitare.
Në Londër, kryeministri Tony Blair tha se SHBA dhe Britania do të fillojnë nesër bisedimet për rezolutë për Darfurin nga Këshilli i Sigurimit.
Më shumë se 200 mijë persona janë vrarë dhe rreth 2.5 milionë janë zhvendosur gjatë konfliktit katër vjeçar në Darfur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG