Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) tha se Irani ka filluar prodhimin e karburantit bërthamor në uzinat nëntokësore për pasurimin e uraniumit. Në një letër të publikuar nga Agjencia u tha se Irani ka montuar 1300 cetrifuga, pra makina që e shndërrojnë gazin e uraniumit në material të pasuruar.
Ambasadori iranian në Agjencinë në Vjenë Ali Ashgar Soltanieh tha se Teherani është në pritje të raportit zyrtar.
Aksionet e Iranit për prodhimin e karburanteve bërthamore po zhvillohen përkundër sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG