Policia ka konfirmuar se sot në orët e pasditës sërish ka arrestuar liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ai nuk kishte respektuar masën e arrestit shtëpiak. Zoti Kurti është arrestuar derisa po kthehej në Prishtinë nga Podujeva, ku sipas veprimtarëve të Vetëvendosjes, kishte vizituar familjen e Mon Balajt, i cili pat vdekur nga plagët e marra në protestën e 10 shkurtit në Prishtinë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.