Ndërlidhjet

LONDËR


Prokurorët britanikë rekomanduan që biznesmeni rus Andrei Lugovoi të akuzohet për helmim me materie radiaktive të ish agjentit të KGB-së, Aleksandr Lytvinenko.
Sir Ken MacDonald, kreu i Shërbimit Mbretëror të Prokurorisë, tha se Britania gjithashtu do të kërkojë ekstradimin e Lugovoi nga Rusia.
"Sot kam konkluduar se provat që na u dërguan nga policia janë të mjaftueshme për të akuzuar Andrei Lugovoin për vrasjen e Aleksandr Litvinenkos, të cilin e ka helmuar qëllimisht", tha MacDonald.
Litvinenko, një kritik i ashpër i Kremlinit, vdiq nga helmimi me polonium në një spital të Londrës më 23 nëntor. Para vdekjes, ai e akuzoi presidentin Vladimir Putin se qëndron pas vrasjes të tij. Kremlini ka mohuar akuzat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG