Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë zgjidhje e kompromisit dhe e harmonizuar ndërmjet të dy palëve dhe është angazhuar për "punë këmbëngulëse dhe taktike" me palën serbe, e cila do të sillte ndonjë kompromis. " Nuk e përjashtoj mundësinë që puna graduale me palën serbe mund të sjellë deri te ndonjë transformim të pikëpamjeve të tyre për Kosovën" tha zoti Putin dhe shtoi se " nuk dëshiroj të përgjigjem për palën serbe, por puna këmbëngulëse dhe taktike mund të sjellë deri te disa kompromise". Këto komente Putin i bëri gjatë një takimi me gazetarët e vendeve të G8. I pyetur se ku e sheh mundësinë e kompromisit ai tha se "kjo është punë e ndërlikuar dhe se tash për tash nuk e dinë". Por, ai tha se " ishte gjetur kompromisi ndërmjet Malit të Zi e Serbisë, në një moment historik dhe të gjithë janë pajtuar me të". Presidenti Putin dhe se Rusia angazhohet për dialogun e shqiptarëve dhe serbëve dhe shtoi se rezolutën 1244, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë, "askush nuk e ka shfuqizuar".
XS
SM
MD
LG