Ndërlidhjet

LONDËR


Një gjykatë britanike i ka shpallur fajtorë tre vetë për një varg sulmesh të dështuara me bomba në Londër në korrik të vitit 2005. Të dënuarit, Muktar Said Ibrahim, Yassin Omar dhe Ramzi Mohammed ishin akuzuar për konspiracion për vrasje. Gjykata ende po diskuton për tre të dënuarit. Sulmet e dështuara me bomba në sistemin publik transportues në Londër u bënë dy javë pas sulmeve vetëvrasëse me bomba nga të cilat u vranë 52 vetë, në korrik të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG