Nga vapa e madhe që po mbretëron në Rumani kanë vdekur 5 vetë, kanë njoftuar zyrtarët. Në këtë vend janë regjistruar temperatura deri në 42 gradë Celsius. Temperatutra të larta janë shënuar edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Në Shqipëri për shkak të nivelit të ujit në hidrocentrale ndërprerjet e furnizimit me rrymë, kanë zgjatur edhe nga 14 orë. Vapa e madhe ka shkaktuar edhe zjarre të pyjeve në Kosovë, në Maqedoni, në Bullgari e në vende të tjera.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.