Ndërlidhjet

JERUSALM


Dy palestinezë të armatosur janë vrarë nga ushtarët izraelitë sot në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite tha se personat e armatosur i ishin afruar rrethojës që ndanë Izraelin dhe Rripin e Gazës, kur ata ishin qëlluar për vdekje. Sipas ushtrisë izraelite, personat kishin edhe granata. Rripi i Gazës aktualisht kontrollohet nga grupi radikal islamist Hamas, pasi muajin e kaluar pjesëtarët e tij ndërmorën aksione të armatosura kundër lëvizjes Fatah të presidentit të autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG