Ndërlidhjet

HELSINKI


Përfaqësuesit e grupeve sunite dhe shiite irakiane po i vazhdojnë bisedimet në një vend të fshehtë në Finlandë, ku i diskutojnë mënyrat për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Irak.
Grupi i drejtuar nga ish presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, tha se e ka organizuar seminarin për të parë nëse mësimet e nxjerra nga proceset e paqes në Afrikën e Jugut dhe në Irlandën e Veriut mund të gjejnë zbatim edhe në Irak.
Mediat finlandeze njoftuan se në takimin që filloi të premten, marrin pjesë përfaqësues të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe lideri i grupit më të madh politik sunit, Adnan al-Dulaimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG