Ndërlidhjet

PARIS


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner tha se bota duhet "të përgatitet për më të keqen" në krizën bërthamore me Iranin, duke nënkuptuar konfliktin ushtarak.
Në një intervistë të transmetuar në radiotelevizionin francez, Kouchner tha se nëqoftëse Teherani do të shtiente në duar armë bërthamore, atëherë do të paraqeste "rrezik real për gjithë botën".
Kërkimi i zgjidhjes përmes negociatave duhet të ketë prioritet, por në fund të procesit "duhet të përgatitemi për më të keqen, dhe më e keqja është lufta", ka thënë Kouchner.
XS
SM
MD
LG