Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit, sot, mbahet një seancë për Kosovën, në të cilën raportet e tyre të rregullta do t'i paraqesin Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker. Në raportin e tij për periudhën qershor – gusht të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm, Ki Moon, ka vlerësuar se kërkohet angazhim i vazhdueshëm për arritjen e zgjidhjes së pranueshme për statusin e Kosovës sipas parimeve të Grupit të Kontaktit dhe ka tërhequr vërejtjen se me shtyrje vetëm se vihet në dyshim puna e OKB-së në Kosovë dhe rrezikohet stabiliteti në rajon. Më tutje, në këtë raport përkujtohet se më 10 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pret raportin e Treshes së Grupit të Kontaktit për Kosovën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG