Ndërlidhjet

VJENË


Deportimi i të huajve ka shkaktuar debat të nxehtë në Parlamentin e Austrisë, ndërkohë që lideri i të Gjelbërve, Alexander Van der Bellen e cilësoi si "çnjerëzore" politikën aktuale të vendit. Shkas për seancën e jashtzakonshme të thirrur nga partia opozitare e të Gjelbërve, ishte rasti i 15 vjeçares Arigona Zogaj nga Kosova. Babai i saj bashkë me katër anëtarët e familjes është dëbuar nga Austria para një muaji. Arigona, e cila tash po fshihet diku, ka dërguar një letër dhe një video inçizim, ku thotë se do të vetëvritet nëse familja nuk i kthehet në Austri.
Guvernatori i Austrisë së Epërme, Josef Puehringer tha sot se mbrëmë ishte takuar me Arigonën, e cila është shëndosh e mirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG