Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Mbrëmë ishte nata e gjashtë me radhë e trazirave në një pjesë të Amsterdamit ku kryesisht jetojnë të huajt. Policia tha se katër automjeteve u është vënë zjarri.
Problemet filluan fundjavën e kaluar pasi policia qëlloi për vdekje një person me origjinë nga Maroku, i cili i kishte plagosur me thikë dy oficerë policie.
Marokeni 22 vjeçar më herët qe marrë në pyetje për kontaktet e tij me militantët islamikë, të cilët kishin lidhje me vrasjen e regjisorit holandez, Theo Van Gogh.
XS
SM
MD
LG