Ndërlidhjet

ANKARA


Qeveria turke ka hedhur poshtë propozimin e zyrtarëve irakianë se si duhen ndaluar rebelët kurdë në veri të Irakut, në mënyrë që t'i japin fund sulmeve brenda territorit turk.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se duhen marrë aksione më urgjente nga ato që ofronin zyrtarët irakianë.
Sipas zëdhënësit të Minsitrisë së Mbrojtes së Irakut, Bagdadi i kishte ofruar Ankarasë një listë masash.
"Ne propozuam organizimin e një force shumëkombëshe që do shikojë kufirin mes dy vendeve dhe ngritjen e një komiteti të përbashkët në Kurdistanin e Irakut për të bashkërenduar cështjet teknike dhe ushtarake", thanë zyrtarët irakianë.
Kreu i ushtrisë turke, sugjeroi që të mos ndërmerrej asnjë veprim deri në takimin e 5 nëntorit mes kryeministrit turk dhe presidentit amerikan.
Burimet ushtarake amerikane në Irak thanë se nuk planifikojnë sulme kundë rebelëve kurdë në rajon dhe as bllokim të ndonjë ofensive të mundshme turke përgjatë kufirit.
XS
SM
MD
LG