Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se "duhet dhe do të rritet" presioni ndaj Iranit nëse Teherani nuk e ndërpret punën për pasurimin e uraniumit. Pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Yasuo Fukuda, Bush tha se Uashingtoni dhe Tokio janë dakord se një Iran me armë bërthamore do të ishte kërcënim për Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Ndërkohë, presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha se SHBA nuk janë në gjendje të ndërmarrin një sulm ushtarak, por shtoi se "do t'u vinte keq" nëse do ta bënin një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG