Nadie Ahmeti
Qytetarët kosovarë presin që vota e tyre të ndikojë në përmirësimin e përgjithshëm të situatës në Kosovë, por, gjithashtu, presin që partitë politike të realizojnë atë që kanë premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Të votosh është obligim moral, thotë Arben Cami, i cili pret përgjegjësi më të madhe nga të zgjedhurit e rinj. “Presim rezultate më të mira të qeverisjes së re, qoftë asaj të Kuvendit, qoftë të qeverive komunale, dhe sigurisht një përgjegjësi më të madhe të të gjithë të përzgjedhurve nga populli”, shprehet Cami. Pajazit Tahiri thotë se pret ndryshime pas zgjedhjeve, por jo në atë masë sa kanë premtuar partitë politike. “Partitë politike kanë premtuar; diçka do të përmirësohet, por jo sa kanë thënë. Unë mendoj se 10-20 për qind do të realizohen, jo më tepër. Unë vetë jam punëtor shkencor, nuk mund të bëhet zhvillimi aq shpejt. Por, shpresat janë, do të punojmë, do të angazhohemi; vijnë njerëzit më të aftë, më të freskët, më të relaksuar”, thotë Tahiri. Edhe Selman Kukaj është optimist se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime pozitive. “Po, pres më mirë. Të gjitha premtimet nuk do të realizohen, por ndoshta pak po”, thotë ai. Hidajete Hoxha, e cila priste në radhë për të votuar, beson se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime pozitive në të gjitha aspektet. “Votimi na obligon, është obligim moral. Po të mos dalësh në votime, nuk e respekton vetveten; po s’e respektove vetveten, nuk të respekton askush. Pres ndryshime në të gjitha aspektet. Premtimet, varet se a do të realizohen, varet se sa do të jetë buxheti”, thotë Hoxha. Edhe Ymrane Bunjaku, duke pritur në radhë për të hedhur votën e saj, thotë se pret ndryshime. Ndryshimet madje, sipas saj, vërehen edhe me faktin se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në votimet e sotme nuk ka radhë të gjata. “Kemi ardhur ta kryejmë detyrimin tonë si qytetarë. Presim ndryshime, shpresojmë se do të ketë ndryshime. Ne sa erdhëm dhe nuk paska tollovi; besoj se do të shkojë gjithçka në rregull”, shprehet Bunjaku. Por, Erol Qehaja është skeptik se do të ketë ndonjë ndryshim në të ardhmen. Pavarësisht nga kjo, ai ka vendosur të hedhë votën e tij. “Vetëm 30 për qind e premtimeve të realizohen, mjafton”, thotë Qehaja.