Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në takimin e nesërm të shefave të shteteve dhe qeverive Bashkimi Evropian ka një rast historik që të dergojë një mesazh të qartë për të marrë rolin udhëheqës në Kosovë, pohon Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, thuhet se Këshilli i Evropës duhet të konkludojë se mandati i Treshes ka përfunduar dhe se BE-ja i ka eksploruar me Prishtinën dhe Beogradin të gjitha opsionet e arsyeshme për statusin e Kosovës. Kryetari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave Gareth Evans shkruan se Bashkimi Evropian duhet të riafirmojë se plani i Ahtisarit për pavarësinë e mbikqyrur është baza ma e mirë për zgjidhjen e qështjes së Kosovës. Në leter gjithashtu theksohet se BE-ja duhet të shfaq gatishmëri, që në konsultime me aktorët tjerë ndërkombëtarë, të marrë rolin e rëndësishëm në Kosovë për zbatimin e planit të Ahtisarit, përfshirë edhe përgatitjet për vendosjen e misionit të BE-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG