Ndërlidhjet

BERLIN


Gjatë vitit 2007 ekonomia është rritur dhe papunësia ka rënë, por sipas një ankete, gjermanët e presin vitin 2008 me një shqetësim në rritje për të ardhmen e tyre ekonomike. Siç shkruan sot gazeta Bild, një anketë e institutit Emnid tregon se 21% janë të brengosur se mund ta humbin punën. Me pesimist se gjermanët ishin vetëm austrikët dhe holandezët. Sipas hulumtimit të institutit Emnid, optimistët më të mëdhenjë ishin qytetarët në Hong Kong, ndërsa pas tyre rradhiteshin Kosova dhe Kolumbia. Në anketë janë përfshirë 50 729 vetë në 54 vende në periudhën tetor – dhjetor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG