Ndërlidhjet

PRAGË


I dërguari i presidentit rus për Bashkimin Evropian, Sergei Yastrzhembski, i akuzoi NATO-n dhe BE-në se me rastin e Kosovës përpiqen t'i përvehtësojnë kompetencat e Kombeve të Bashkuara. "Ne jemi kundër asaj që NATO dhe BE t'i përvehtësojnë autorizimet e Këshillit të Sigurimit. Kjo e dobëson sistemin e së drejtës ndërkombëtare, edhe ashtu të dobësuar me invazionin në Irak pa mandatin e KB", tha Yastrzhembski për të përditshmen çeke "Pravo".
XS
SM
MD
LG