Ndërlidhjet

HAGË


Në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë prokuroria dhe mbrojtja kanë filluar deklaratat përmbyllëse për rastin Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj.
Prokurori David Re tha se Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, "me entuziazëm dhe pa mëshirë kanë zbatuar qëllimet e përbashkëta kriminale" mes viteve 1998-1999.
Prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për ish kryeministrin e Kosovës dhe po kaq edhe për dy bashkëluftëtarët e tij.
Pala mbrojtëse vendosi të mos paraqiste dëshmitarë në fund të procesit duke theksuar se rasti i paraqitur nga prokuroria ishte shumë i pabazë. Ndërkohë pala mbrojtëse më herët ka kërkuar lirimin e Haradinajt, Balajt dhe Brahimajt.
Pokuroria dhe pala mbrojtëse në gjykatën për krime lufte pritet të paraqesin argumentet e tyre deri të mërkurën.
XS
SM
MD
LG