Kosova do ta marrë përsipër pjesën e vet të borxhit që ka ndaj organizatave të huaja financiare, vetëm deri në vitin 1999. Shifrat zyrtare se sa është ky borxh ende mungojnë, por, megjithatë, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe zyrtarëve të Qeverisë, kjo shumë duhet të jetë prej 500 mijë deri në më pak se një miliard dollarë. Ndryshe, edhe në pakon për statusin e Kosovës thuhet se Kosova duhet të marrë përsipër shlyerjen e borxheve të ish-Jugosllavisë, në rastin kur përfituesi përfundimtar është i vendosur në Kosovë.
Bedri Hamza, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave, pohon se Kosova do ta marrë përsipër pjesën e borxhit ndërkombëtar, por kusht për shlyerjen e këtij borxhi, sipas Hamzës, është që Kosova të ketë qasje direkt në ato kontrata, në mënyrë që të verifikohet se për çfarë projektesh janë shfrytëzuar ato kredi. “Ne i kemi pranuar të gjitha ato borxhe që realisht janë borxhe të Kosovës, e të cilat i kanë ratifikuar organet kompetente të Kosovës, në kohën e caktuar. Për ato pjesë të borxhit, ne e kemi pranuar obligimin tonë dhe do të jemi të përgjegjshëm si shtet, se ne i pranojmë të gjitha obligimet ndërkombëtare, edhe sa i përket çështjeve të borxheve”, tha Hamza.
Ndërkaq, ekspertë për çështje ekonomike thonë se borxhet e jashtme nuk paraqesin ndonjë problem për t’i shpaguar. Nagip Skënderi, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, pohon se me fillimin e kthimit të borxheve, Kosova duhet të ketë shumë kujdes, që të paguajë vetëm ato borxhe që janë shfrytëzuar për nevojat e Kosovës. “Mendoj se Kosova duhet t’i marrë përsipër borxhet deri në periudhën kur e kishte autonominë e plotë, respektivisht deri në vitin 1989. Mendoj se pas kësaj periudhe, Kosova nuk mund t’i trashëgojë këto borxhe, ndërsa ato borxhe nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me aspektet zhvillimore ekonomike substanciale të Kosovës, por kanë të bëjnë thjesht me borxhet që Serbia i ka marrë në emër të Kosovës dhe i ka shfrytëzuar për nevojat e veta”, theksoi Skënderi.
Kosova i ka borxh Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Klubit të Parisit, Klubit të Londrës, Exim-bankës dhe kredi të huazuara nga ish-vendet socialiste. Qeveria e Kosovës, ndërkaq nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, për këtë vit, ka ndarë rreth 50 milionë euro për kthimin e këtyre borxheve, thotë Hamza, duke shpresuar se një pjesë e borxhit do të shlyhet nga institucionet ndërkombëtare financiare. “Ne do të bëjmë përpjekje që edhe në Konferencën e Donatorëve, për shkak se mundësitë financiare të buxhetit të konsoliduar të Kosovës janë të kufizuara, që të kërkojmë edhe ndihmën e donatorëve; ndoshta ata do të na përkrahin për shlyerjen e këtyre borxheve. Besojmë se me ndihmën e donatorëve do të fshihet një pjesë e borxhit”, tha Hamza.
Edhe Nagip Skënderi beson se një pjesë e borxhit do të shlyhet nga organizatat ndërkombëtare, pasi, sipas tij, zhvillimi i dobët ekonomik nuk mundëson një kthim të shpejtë të borxheve. Ai e bazon këtë në praktikat e mëhershme që kanë ndodhur në vendet tjera të botës, që kanë kaluar periudhën e tranzicionit. “Ka vende që tani janë mesatarisht të zhvilluara, si Brazili ose disa vende të Amerikës Latine, Afrikës, ose vende që kanë kaluar tranzicionin, si Polonia, ose ndonjë rast tjetër, që kanë qenë të zhytura në borxhe shumë, për shkak të deficiteve të tyre të mëdha. Në këtë aspekt, mendoj se edhe Kosova do të ishte një vend i përshtatshëm për këto ndihma”, u shpreh Skënderi.
Ndryshe, në pakon e Ahtisaarit, sa i përket borxhit ndërkombëtar, thuhet se një vit pas fuqizimit të marrëveshjes për statusin, nëse pajtohen për marrëveshje, Kosova dhe Republika e Serbisë nuk pajtohen për përmbushjen dhe caktimin e borxheve, atëherë Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të emërojë një arbitër që do të merret me ndarjen e borxheve në mes të dy vendeve.