Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

VJENË


Për shkak te negociatave mbi statusin, 2006-a do të jetë vit kritik për Kosovën, deklaroi Ministri i Jashtëm i Belgjikës Karel De Gucht.
Me rastin e marrjes së kryesisë së radhës të OSBE-së, De Guht tha se bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës tashmë kanë filluar, ndërsa Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me praninë e madhe që ka në Kosovë, do të luajë rol të rëndësishëm gjatë tërheqjes së misionit të UNMIK-ut.
Në fjalimin para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, De Gucht vlerësoi se kjo organizatë duhet të inkuadrohet në mënyrë aktive në proçesin për të ardhmen e Kosovës, ndaj do të jetë në kontakt të përhershëm me të Dërguarin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari.
Shefi i diplomacisë belge paralajmëroi se në shkurt do ta vizitojë rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG