Policia palestineze kumtoi se nga shpërthimi i një makine në Qytetin e Gazës është vrarë komandanti i lartë i krahut ushtarak të Xhihadit Islamik, Khaled Dahdouh. Palestinezët thonë se ai ishte cak i sulmit. Ushtria e Izraelit, që në të kaluarën ka ndërmarrë sulme kundër militantëve në gazë, ka thënë se nuk është e involvuar. Në një zhvillim tjetër, një palestinez ka vrarë një kolon izraelit afër vendbanimit Tapuah në Bregun perëndimor.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.