Bordi i drejtuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, i përbërë prej 35 vendesh, po diskuton në Vjenë refuzimin e Iranit për të ndërprerë programet për prodhimin e karburantit bërthamor.
Shefi i agjencisë, Mohamed El Baradei tha në hapje të takimit se shpreson që të arrihet një marrëveshje me Iranin brenda një jave.
Bordi diskuton sot nëse duhet dërguar Teherani për shqyrtim para Këshillit të Sigurimit siç ishte vendosur më parë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë nga Irani t'i japë fund prodhimit të uraniumit të pasuruar, që është kyç si për prodhimin e energjisë dhe të armëve bërthamore. Irani nga ana e tij thotë se programi ka vetëm qëllime paqësore.