Ndërlidhjet

TIRANË


Ambasadorja amerikane në NATO, Victoria Nulan, gjatë një takimi që pati sot me studentë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, u shpreh opitimiste për integrimin e Shqipërisë në Alenacë. Ajo tha se Shqipëria është një kandidate e fortë dhe premtoi ndihmë për të siguruar anëtërësimin e saj në NATO. "Mesazhi ynë sot është se ne e mbështesim fuqishëm aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, megjithëse mbetet edhe shumë punë për të bërë. Ndër cilësitë kryesore që e bëjnë një anëtar të NATO-s të fuqishëm, është demokracia e fortë, mbrojtja e vlerave të përbashkëta, një ekonomi transparente por e pastër, një strukturë e mbrojtjes ndërvepruese e fuqishme dhe gatishmëria për të dërguar trupa në operacione të përbashkëta", tha zonja Nulan.
XS
SM
MD
LG