Ndërlidhjet

VJENË


Takimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore rreth çështjes së Iranit, sot ka hyrë në ditën e tretë. Kreu i kësaj Agjencie, Mohamed ElBaradei, pritet ta dorëzojë raportin e tij për programin bërthamor të Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, në raport thuhet se Irani ka dështuar në bashkëpunimin me vëzhguesit e Agjencisë dhe nuk i ka pranuar thirrjet e saj për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit. Më 4 shkurt, mekanizmi mbikqyrës bërthamor e ka referuar çështjen në Këshillin e Sigurimit, por Këshilli nuk e ka shqyrtuar atë derisa ElBaradei ta dorëzojë këtë raport sot.
XS
SM
MD
LG