Ndërlidhjet

BAGDAD


Persona të armatosur kanë shkatërruar një xhami shiite në qytetin irakian të Bakubës. Nuk ka informacione për viktima. Po sot në Bagdad u gjetën kufomat e 40 personave, për të cilat policia tha se ishin vrasje bazuar në ndarjet fetare, të cilat së fundi janë theksuar së tepërmi në Irak.
Në të tjera zhvillime helikopteri i ushtrisë amerikane, që u rrëzua dje në veriperëndim të Bagdadit, është qëlluar nga kryengritësit dhe besohet se dy pilotët e kanë vdekur, ka kumtuar sot ushtria e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG