Ndërlidhjet

TEHERAN/UASHINGTON


Irani vijon me deklarat se nuk do të ulë kokën përpara presionit dhe kërcënimëve dhe se do të vazhdojë me programin e tij bërthamor. Ministri i jashtëm iranian Manucher Mottaki tha se zhvillimi i energjisë atomike është një e drejtë thelbësore e Iranit.
Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i kërkoi Iranit të heqë dorë nga ambicjet për armë bërthamore.
"Iranianët duhet të kuptojë se ne, nuk do të dorëzohemi, se partneriteti ynë është i fortë dhe se për të mirën e paqes në botë ata duhet të braktisin ambicien e tyre për armë bërthamore" tha Bush.
Ndërkaq Britania dhe Franca, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, i paraqitën Këshillit të Sigurimit rezolutën me të cilën kërkohet që Irani të pezullojë pasurimin e uraniumit.
Drafti parashikon dhe kapitullin 7 të kartës së Kombeve të Bashkuara, që lejon përdorimin e saksioneve ose ndërhyrjes ushtarake, për të bërë një vend të bier dakort me kërkesat e Këshillit të Sigurimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG