Ndërlidhjet

TIRANË


Intelektualë, politikanë dhe akademikë, diskutuan sot në Tiranë në konferencën me temë “Kosova, statusi dhe sfidat”.
I ftuar ishte edhe historiani britanik Noel Malcolm, autor i librit "Kosova: Një histori e shkurtër".
Për historianin britanik, pavarësia e Kosovës mbetet zgjidhja kryesore për të patur një rajon të sigurtë dhe ai shprehu bindjen se vitin e ardhshëm Kosova do të jetë shtet më vete.
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu nderoi me medaljen e mirënjohjes historianin Noel Malcolm.
Kjo medalje iu dha për kontributin që historiani britanik ka dhënë për çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG