Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Presidenca austriake e Unionit Evropian njoftoi sot se ministrat e jashtëm të BE-së kanë arritur marrëveshje të fillojnë negociatat e detajuara për anëtarësim me Turqinë, pasi u tejkaluan kundërshtimet e Qipros." Është rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë me plot pengesa sepse sot Turqia siç e dini nuk i plotëson gjitha kriteret dhe i mbetet asaj të reformohet dhe ti pranojë vlerat universale evropiane", ka thënë ministri i jashtëm i Francës Filip Dust Blazi. Ndërkaq shëfi i diplomacisë turke me të arritur në Ankara, tha se Turqia do të fillojë menjëher rrugën e reformave.
Ministrat e BE-së poashtu janë pajtuar të fillojnë negociatat për anëtarësim me Kroacinë dhe kanë njohur pavarësinë e Malit të Zi.
XS
SM
MD
LG