Ndërlidhjet

GJENEVË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan ka inaguruar sot Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i ri, zëvëndëson Komisionin e të Drejtave të Njeriut, i cili është kritikuar në të kaluaren pasi vende të njohura për shkelje të të drejtave të njeriut kanë qenë anëtare përfshirë : Libinë, Zimbabven dhe Sudanin .Kofi Anan ka bërë thirrje që Këshilli të mos politizohet dhe 47 vendet anëtare të shkëputen nga e kaluara."Ky këshill përfaqëson një mundësi të mirë për Kombet e Bashkuara dhe për njerzimin që të përtrijë luftën për të drejtat e njeriut. Unë ju lutem juve që të mos e lini këtë mundesi të shpërbëhet" ka thënë Anan.
Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër formimit të këtij Këshilli duke e marrë kështu vetëm rolin e vëzhgueses.
XS
SM
MD
LG