Ndërlidhjet

HAGË


Sot në Gjykatën e Hagës vazhdoi procesi kundër 7 oficerëve serbë të Bosnjës të akuzuar për masakrën e mijëra meshkujve myslimanë të Bosnjës në Srebrenicë. Kryeprokurorja Carla Del Ponte tha se personat e akuzuar ishin "ndër më përgjegjësit" për këtë mizori. Zonja Del Ponte kritikoi Serbinë për dështim për të arrestuar Ratko Mlladiqin, që është i akuzuari kryesor për masakrën që ndodhi në korrik të vitit 1995. Ajo tha se "Mlladiqi do të duhej të ishte në gjyq për këtë rast". Carla Del Ponte tha se është "e pafalshme" që Serbia nuk e ka arrestuar atë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG