Ndërlidhjet

HAGË


Sot në Gjykatën e Hagës vazhdoi procesi kundër 7 oficerëve serbë të Bosnjës të akuzuar për masakrën e mijëra meshkujve boshnjakë në Srebrenicë. Kryeprokurorja Carla Del Ponte tha se personat e akuzuar ishin "ndër më përgjegjësit" për këtë mizori. Del Ponte kritikoi Serbinë për dështim për të arrestuar Ratko Mlladiqin, që është i akuzuari kryesor për masakrën që ndodhi në korrik të vitit 1995. Carla Del Ponte tha se është "e pafalshme" që Serbia nuk e ka arrestuar atë. " Mladiq duhet të dalë përpara gjygjit. Gjithmonë është shpresuar dhe në fakt është pritur se ai do të dërgohej në këtë gjykatë në kohë, në mënyrë që rasti i tij të shqyrtohet në këtë gjykim, por refuzimi i pafalshëm i arrestimit dhe dërgimit të Mladiqit, nënkupton se një tjetër gjygj për Srebrenicën duhet të zhvillohet në të ardhmën" ka thënë Del Ponte.
XS
SM
MD
LG