Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë se dëshirojnë vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur çështjen e programeve bërthamore të Iranit. Ministri i Jashtëm holandez Bernard Bot, njoftoi se i kanë dhënë kohë shefit të diplomacisë evropiane Havier Solana, për të qartësuar pozicionin iranian rreth ndalimit të pasurimit të uraniumit, dhe kjo të ndodh para takimit të ministrave të BE-së më 15 shtator.
"Do ti japim mandatin shefit të politikws sw Jashtme tw BE-së, Havier Solana për të vazhduar të qartësojë këtë pozicion, në ndërkohë ne do të përcaktojmë mënyrat e veprimit. Deri tani nuk është përcaktuar ndonjë datë.Natyrisht dëshirojmë që shumë shpejtë të ecim përpara dhe të kërkojmë zgjidhjen në mes të, dialogut apo ndërmarrjes së masave", ka thënë Bot. Ministri gjerman ndërkaq, Frank Valter Steinmaier duke folur në këtë takim tha se "Bashkimi Evropian nuk ka interes për shkallëzimin e krizës, por ka shtuar se Teherani duhet të dëshmojë seriozitet për vazhdimin e bisedimeve".