Ndërlidhjet

DAMASK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan po qëndron sot në Iran për të debatuar çështjen e programeve bërthamore të këtij vendi dhe konfliktin e paradokohshëm ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. "Jam i lumtur që sot gjendem në Teheran. Kam ardhur për të diskutuar zbatimin e rezolutës 1701 që ka të bëjë me situatën në Liban. Poashtu, do të diskutojë çështjet që kanë të bëjnë me këtë rajon dhe komunitetin ndërkombëtarë. Poashtu pres përparim nga bisedimet që do ti kem me liderët iranian", deklaroi Annan.
Në turneun në Lindjen e Mesme Kofi Anan ka qëndruar edhe në Siri ku ka biseduar me kryetarin Bashar Al Assad. Anan ka thënë se Al Assad ka kundërshtuar mundësinë e vendosjes së forcave paqëruajtëse përgjatë kufirit siriano-libanez.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG