Ndërlidhjet

ALEKSANDRI


Në kuadër të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, sekretari i përgjithëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, është takuar sot me kryetarin e Egjiptit Hosni Mubarak. Annan, shfaqi shpresën që gjatë dy ditëve të ardhshme të ketë zhvillime pozitive lidhur me largimin e bllokadave ajrore dhe detare të Izraelit ndaj Libanit. "Nuk do doja të mbajë shpresa të kota, sa i përket largimit të bllokadave, po shpresoj që gjatë 48 orëve, së paku të kemi ndonjë informacion pozitiv dhe konstruktiv rreth kësaj çështjeje", tha Annan. Izraeli i ka vënë embargo në linjat ajore dhe detare Libanit që kur nisi lufta 34 ditëshe e Izraelit me Hezbollahun. Izraeli ka thënë se do ti heq embargon Libanit vetëm atëherë kur ushtria libaneze e ndihmuar nga forca ndërkombëtare e respekton embargon e armatimit kundër Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG