5 pyetje është podkast i Radios Evropa e Lirë, ku një temë sqarohet me ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve, përmes përgjigjeve që kapin thelbin. Nga shëndeti e ekonomia, deri te politika dhe ligji, çdo episod sjell bisedë të qartë, verifikim faktesh dhe sqarime të nevojshme.
Sot, për çdo pyetje, përgjigja është vetëm disa klikime larg. ChatGPT dhe mjetet e tjera të inteligjencës artificiale (IA) po bëhen pjesë e përditshmërisë sonë – edhe kur bëhet fjalë për shëndetin. Por, sa mund t’i besojmë IA-së për këshilla mjekësore? Ku është kufiri mes ndihmës dhe rrezikut? Në episodin e katërt të podkastit 5 pyetje flasim me Dr. Dardan Albanin nga Klinika Digjitale, për rolin e IA-së në shëndetësi dhe se si duhet ta përdorim teknologjinë pa e rrezikuar shëndetin tonë.
▶️ Shiko podkastin:
🎧 Dëgjo podkastin:
Podkastin mund ta dëgjoni edhe në Apple Podcasts dhe në Spotify.
Autore: Flaka Zogu | Realizimi teknik: Rrahman Osmani, Mahir Elshani | Producent: Trim Haliti
-
Flaka Zogu
Flaka Zogu është producente për multimedia e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.