Ndërlidhjet

Anulohen mbi 1.000 fluturime të kompanisë Lufthansa


Logoja e kompanisë Lufthansa.
Logoja e kompanisë Lufthansa.

Më shumë se 1.000 fluturime të kompanisë Lufthansa janë anuluar të mërkurën për shkak të grevës së punëtorëve.

Ky vendim i stafit ka prekur dhjetëra mijëra pasagjerë, teksa kriza me udhëtime vazhdon të rritet në Evropë.

Rreth 134,000 pasagjerë është dashur të ndryshojnë planet për udhëtime apo që t’i anulojnë ato.

Bazat e kompanisë Lufthansa në Frankfurt dhe Mynih janë prekur më së shumti, mirëpo fluturimet janë anuluar edhe Dyseldorf, Hamburg, Berlin, Bremen, Hanover, Shtutgart dhe Këln.

Pse i ka përfshirë kaosi fluturimet në Evropë? Pse i ka përfshirë kaosi fluturimet në Evropë?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:19 0:00

Kompania u ka sugjeruar pasagjerëve që të mos shkojnë nëpër aeroporte, sepse për shumicën e shërbimeve nuk ka staf.

Terminalet nëpër aeroporte kanë qenë të zbrazëta në orët e para të mëngjesit, mirëpo më vonë njerëzit kanë tentuar të gjejnë zëvendësime për fluturimet e anuluara.

Shumë pasagjerë kanë arritur në Gjermani nga vendet tjera dhe më vonë e kanë kuptuar se fluturimet për në destinacionin final nuk do të realizohen për shkak të grevës.

Në Frankfurt 725 prej 1.160 fluturimeve të planifikuara janë anuluar, sipas një zëdhënësi të aeroportit.

Edhe fluturimet e kompanive tjera, në të cilat përfshihet stafi i Lufthansa-s, janë prekur po ashtu.

Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se greva e punëtorëve të kompanisë Lufthansa mund të prekë edhe fluturimet drejt Kosovës më 27 korrik, dhe orët e para të 28 korrikut, periudhë në të cilën pritet të mbahet greva.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG