Ndërlidhjet

Aplikacioni Signal bie nga sistemi


Logoja e aplikacionit për mesazhe, Signal.
Logoja e aplikacionit për mesazhe, Signal.

Aplikacioni për mesazhe Signal, ka thënë më 27 shtator se, serverët e tij kanë rënë nga sistemi.

“Signal ka rënë për shkak të një ndërprerjeje që ka prekur pjesë të shërbimit tonë”, ka thënë kompania në Twitter.

“Ne jemi duke punuar për t’i rikthyer shërbimet”.

Raportimet për rënie të sistemeve në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Hong Kong dhe disa pjesë të botës, janë raportuar në këtë platformë në orët e vona të 26 shtatorit.

Signal, i lansuar më 2014, ka përjetuar rritje pasi aplikacioni për mesazhe WhatsApp, që është në pronësi të Facebook-ut, ka ndryshuar këtë vit rregullat e përdorimit, duke nxitur shqetësime për privatësi.

Profili i Signalit është rritur edhe pas një rekomandimi të miliarderit Elon Musk, çka ka ndikuar që aplikacioni të shkarkohet më shumë se 100 milionë herë nga muaji mars.

XS
SM
MD
LG