Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë

Një person duke valëvitur një flamur palestinez mes një grumbulli njerëzish në Gazë, më 27 janar 2025.
Ministria e Jashtme palestineze, që drejtohet nga Autoriteti Palestinez, i ka mirëpritur planet e qeverisë belge për ta njohur një shtet palestinez.
Të martën, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, tha se vendi i tij do ta bënte këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), më vonë gjatë shtatorit, raporton DPA.
Megjithatë, Prevot tha se vendimi do të hynte në fuqi vetëm pasi të jetë liruar pengu i fundit nga Gaza, dhe pasi të jetë çmilitarizuar Hamasi, grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian.
“Ky qëndrim parimor është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e OKB-së dhe mbrojtjen e zgjidhjes me dy shtete, dhe përfaqëson mbështetje jetike për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme", shkroi Ministria e Jashtme palestineze në platformën X.
“Ministria u bën thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Shtetin e Palestinës, ta bëjnë këtë urgjentisht”, shkroi më tej ajo.
Njohja e shtetësisë do të “forconte përpjekjet praktike për të ndalur krimet e gjenocidit, dëbimin me forcë, urinë dhe aneksimin nga Izraeli, duke hapur një horizont të vërtetë politik për të zgjidhur konfliktin dhe për t’i dhënë fund okupimit izraelit të Shtetit të Palestinës", u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme palestineze.
Izraeli po kryen një prej operacioneve më të mëdha që kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftë më 7 tetor 2023.
Izraeli thotë se shënjestron vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për viktimat civile në Gazë.
Deri më tani, si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 63.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Kjo ministri thotë se edhe më shumë se 160.000 të tjerë janë plagosur – por, në shifrat që ky institucion publikon, nuk bëhet dallimi mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve.
Zgjerimi i ofensivës izraelite detyron palestinezët të ikin nga Qyteti i Gazës
1/18Palestinezë të zhvendosur duke u larguar nga Xhabalia me plaçkat e tyre, në një rrugë në Qytetin e Gazës, më 26 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/18Palestinezë në rimorkion e një traktori me ndihma të siguruara nga veriu i Rripit të Gazës, duke lëvizur nëpër një rrugë në Qytetin e Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/18Tym i dendur duke u ngritur në qiell, pas një sulmi të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/18Palestinezë të zhvendosur duke ikur përmes Rrugës Detare drejt veriut të Rripit të Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/18Palestinezë duke ikur në kërkim të sigurisë në jugun e Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/18Ndërtesa të shkatërruara gjatë operacioneve tokësore dhe ajrore izraelite, në veri të Rripit të Gazës, të fotografuara nga Izraeli jugor, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/18Palestinezë të zhvendosur duke u larguar drejt veriut të Gazës, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/18Palestinezë duke bërë gati plaçkat për t'u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/18Familje palestineze duke ikur nga veriu, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/18Një tank izraelit duke lëvizur përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/18Me automjetet e ngarkuara me plaçkat e tyre, palestinezët iknin drejt jugut, më 30 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/18Një familje duke u zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/18Një autoblindë izraelite duke lëvizur nëpër një zonë të Rripit të Gazës, e fotografuar nga Izraeli jugor, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/18Palestinezë duke ikur nga Qyteti i Gazës, më 29 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/18Largimi i palestinezëve të zhvendosur nga Qyteti i Gazës, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
17/18Një tjetër familje palestineze duke u zhvendosur përsëri, më 28 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
18/18Një flamur izraelit duke valëvitur mbi rrënoja në një zonë ë Rripit të Gazës, i fotografuar nga jugu i Izraelit, më 26 gusht.
Palestinezët vazhduan të iknin gjatë fundjavës nga Qyteti i Gazës për t'u zhvendosur në jug, pasi Izraeli njoftoi planet për të zgjeruar ofensivën e tij ushtarake kundër grupit palestinez Hamas - i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - dhe për të frenuar hyrjen e ndihmave humanitare në pjesë të veriut të Rripit të Gazës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Hamasi, gjatë sulmit të 7 tetorit, vrau afër 1.200 persona dhe mori peng 251 të tjerë. Dyzet e tetë pengje ende janë në Gazë dhe afër 20 prej tyre besohet se ende janë gjallë, ndërkaq pjesa tjetër janë liruar gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve paraprake.
Teksa lufta po vazhdon, organizata më e madhe e studiuesve të gjenocidit tha më 1 shtator se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë.
Izraeli, i cili u themelua pas Holokaustit, ku u vranë 6 milionë hebrenj evropianë dhe të tjerë, i hedh poshtë akuzat.