Ndërlidhjet

Tërmetet në Turqi dhe Siri rrisin shqetësimet në Azinë Qendrore

Provinca turke, Hataj, i shkatërruar nga tërmetet e fuqishme. 10 shkurt 2023.
Provinca turke, Hataj, i shkatërruar nga tërmetet e fuqishme. 10 shkurt 2023.

Janyl Tokoeva ishte duke fjetur në banesën e saj në qytetin turk të Kahramanmarashit kur macja e saj qimebardhë nisi të mjaullinte me zë të lartë.

Ora ishte pak pas orës 4 të mëngjesit të 6 shkurtit kur qytetarja kirgize ende nuk kishte ndierë dridhjet e tërmetit, që do të shkatërronte pjesë të Turqisë dhe Sirisë, duke lënë të vdekur mbi 33.000 persona.

Por, ajo i besoi shqisës së gjashtë të maces së saj.

Tokoeva mori me vete macen dhe doli jashtë, dhe gjatë rrugës trokiti edhe në dyert e fqinjëve të saj. Toka nisi të dridhej në momentin kur ajo doli nga ndërtesa.

Janyl Tokoeva dhe macja e saj.
Janyl Tokoeva dhe macja e saj.

“Nuk e dinim ku të shkonin dhe ne ecëm nëpër rrugë deri në drekë. Po binte shi. Shkuam në një vend dhe pamë një ndërtesë duke u shembur, ecën më tej dhe pamë edhe një ndërtesë teksa shembej”, tha ajo për Shërbimin kirgiz të Radios Evropa e Lirë.

Ajo është strehuar në një stacion hidroelektrik së bashku me të mbijetuar të tjerë të tërmetit prej 7.8 ballësh, dhe nuk ka furnizime të duhura ushqimore.

“Teksa po ecnim, tërmeti i dytë goditi, u ndie sikurse ishte më i fortë. Nuk mund të qëndroja në këmbë. Ndërtesat që i mbijetuan dridhjeve të para, nisën të binin”, kujtoi Tokoeva.

Në Azinë Qendrore, përjetime sikurse këto të Tokoevës dhe imazhet e tmerrshme të fëmijëve, të gjallë e të vdekur, duke u nxjerrë nga rrënojat kanë ndihmuar që të mblidhen donacione, veçmas për Turqinë, ku të pesë qeveritë e rajonit kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit.

Por, këto imazhe po ashtu kanë nxitur diskutime lidhur me atë se si qytetet në Azinë Qendrore, që gjenden në zonat aktive sizmike, mund të përgjigjen ndaj një shkatërrimi të ngjashëm, sikurse janë Almati – qyteti më i madh i Kazakistanit – dhe kryeqytetet e Uzbekistanit dhe Turkmenistanit , Tashkenti dhe Ashgabati. Këto qytete që të gjitha kanë përjetuar tërmete të mëdha në shekullin e fundit.

“Shumë ndërtesa shumëkatëshe kanë dalë në Osh dhe në [kryeqytet] Bishkek [në vitet e fundit] si kërpudhat pas shiut”, u ankua ligjvënësi kirgiz, Meder Aliev, duke iu referuar dy qyteteve më të mëdha të shtetit të tij.

“Ato janë ndërtuar si në tokë të licencuar, ashtu edhe të palicencuar”, shtoi ai. “Çfarë është kualiteti i tyre? A i plotësojnë kriteret e sigurisë? Nëse ndodh një tërmet, çfarë magnitude mund të përballojnë? Ne duhet që urgjentisht të hetojmë të gjitha këto çështje”.

Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit përmes fotove

Banorë të ulur rreth një zjarri të ndezur pranë ndërtesave të shembura pas tërmeteve në Kahramanmarash të Turqisë më 8 shkurt 2023.

Tërmeti prej 7.8 ballësh shkatërroi mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri më 6 shkurt dhe ishte një prej tërmeteve më të fuqishme në botë mbi një dekadë. Deri më tani, janë konfirmuar mbi 28.000 viktima.

1/16

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Afganët në provincën Kost, të goditur nga tërmeti, më 26 qershor 2022.

Më 22 qershor, Afganistani u godit nga një tërmet prej 6.1 ballësh, që la të vdekur mbi 1.100 persona.

2/16 Afganët në provincën Kost, të goditur nga tërmeti, më 26 qershor 2022.

Më 22 qershor, Afganistani u godit nga një tërmet prej 6.1 ballësh, që la të vdekur mbi 1.100 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një pamje nga lartë e Hotelit Le Manguier, të shkatërruar nga tërmeti në Les Kajes, Haiti, më 14 gusht 2021.

Mbi 2.200 persona vdiqën pas tërmetit prej 7.2 ballësh.

3/16 Një pamje nga lartë e Hotelit Le Manguier, të shkatërruar nga tërmeti në Les Kajes, Haiti, më 14 gusht 2021.

Mbi 2.200 persona vdiqën pas tërmetit prej 7.2 ballësh.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Pamje nga lartë e xhamisë Baiturrahman, që u godit nga cunami pas tërmetit në Indonezi më 30 shtator 2018.

Tërmeti i 28 shtatorit prej 7.5 ballësh, që shkaktoi cunami, vlerësohet se ka vrarë 4.300 persona.

4/16 Pamje nga lartë e xhamisë Baiturrahman, që u godit nga cunami pas tërmetit në Indonezi më 30 shtator 2018.

Tërmeti i 28 shtatorit prej 7.5 ballësh, që shkaktoi cunami, vlerësohet se ka vrarë 4.300 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një nepalez duke qarë ecën nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Baktapur, afër Katmandusë në Nepal më 26 prill 2015.

Më 25 prill, një tërmet prej 7.8 ballësh ua mori jetën mbi 8.800 personave.

5/16 Një nepalez duke qarë ecën nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Baktapur, afër Katmandusë në Nepal më 26 prill 2015.

Më 25 prill, një tërmet prej 7.8 ballësh ua mori jetën mbi 8.800 personave.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Momenti kur cunami godet qytetin Mijako, pak pasi një tërmet prej 9 ballësh goditi veriun e Japonisë.

Mbi 18.400 persona vdiqën pas këtij tërmeti në Japoni, që ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.

6/16 Momenti kur cunami godet qytetin Mijako, pak pasi një tërmet prej 9 ballësh goditi veriun e Japonisë.

Mbi 18.400 persona vdiqën pas këtij tërmeti në Japoni, që ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Pamje nga lartë e shkatërrimeve në pallatin presidencial pasi tërmeti goditi Haitin më 12 janar 2010.

Qeveria e Haitit vlerësoi se nga tërmeti prej 7 ballësh u vranë 316.000 persona.

7/16 Pamje nga lartë e shkatërrimeve në pallatin presidencial pasi tërmeti goditi Haitin më 12 janar 2010.

Qeveria e Haitit vlerësoi se nga tërmeti prej 7 ballësh u vranë 316.000 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Të lënduarit nga tërmeti vdekjeprurës që goditi provincën Siçuan, në Kinë më 13 maj 2008.

Tërmeti prej 7.9 ballësh la të vdekur mbi 87.500 persona.

8/16 Të lënduarit nga tërmeti vdekjeprurës që goditi provincën Siçuan, në Kinë më 13 maj 2008.

Tërmeti prej 7.9 ballësh la të vdekur mbi 87.500 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Indonezianët pranë rrënojave të një dyqani në Batul, të Indonezisë më 28 maj 2006.

Tërmeti i 27 majit, prej 6.3 ballësh rezultoi me vdekjen e më shumë se 5.700 personave.

9/16 Indonezianët pranë rrënojave të një dyqani në Batul, të Indonezisë më 28 maj 2006.

Tërmeti i 27 majit, prej 6.3 ballësh rezultoi me vdekjen e më shumë se 5.700 personave.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Qytetarë të mbledhur pranë rrënojave të një ndërtese të shembur në Islamabad më 8 tetor 2005.

Tërmeti prej 7.6 ballësh vrau më shumë se 80.000 persona në rajonin Kashmir të Pakistanit.

10/16 Qytetarë të mbledhur pranë rrënojave të një ndërtese të shembur në Islamabad më 8 tetor 2005.

Tërmeti prej 7.6 ballësh vrau më shumë se 80.000 persona në rajonin Kashmir të Pakistanit.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Leni dhe Masie duke qarë pas vdekjes së familjarëve të tyre në Gunung Sitoli të Indonezisë më 31 mars 2005.

Nga tërmeti i 28 marsit prej 8.6 ballësh u vranë 1.300 persona.

11/16 Leni dhe Masie duke qarë pas vdekjes së familjarëve të tyre në Gunung Sitoli të Indonezisë më 31 mars 2005.

Nga tërmeti i 28 marsit prej 8.6 ballësh u vranë 1.300 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një xhami është objekti i vetëm i pashkatërruar në Ace, Sumatra Indonezi më 4 janar 2005.

Tërmeti i 26 dhjetorit prej 9.1 ballësh, që shkaktoi cunami në Oqeanin Indian, vlerësohet se ka vrarë 230.000 persona në dhjetëra shtete.

12/16 Një xhami është objekti i vetëm i pashkatërruar në Ace, Sumatra Indonezi më 4 janar 2005.

Tërmeti i 26 dhjetorit prej 9.1 ballësh, që shkaktoi cunami në Oqeanin Indian, vlerësohet se ka vrarë 230.000 persona në dhjetëra shtete.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një iranian bën me gisht drejt kalasë së shkatërruar 3.000-vjeçare të Bamit në Iran më 26 dhjetor 2003.

Tërmeti prej 6.6 ballësh vrau mbi 20.000 persona.

13/16 Një iranian bën me gisht drejt kalasë së shkatërruar 3.000-vjeçare të Bamit në Iran më 26 dhjetor 2003.

Tërmeti prej 6.6 ballësh vrau mbi 20.000 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një person qëndron në rrënojat e shtëpisë së tij, që u shemb gjatë tërmetit në Boumerdes, Algjeri më 23 maj 2003.

Më 21 maj, tërmeti prej 6.8 ballësh vrau më shumë se 2.200 persona.

14/16 Një person qëndron në rrënojat e shtëpisë së tij, që u shemb gjatë tërmetit në Boumerdes, Algjeri më 23 maj 2003.

Më 21 maj, tërmeti prej 6.8 ballësh vrau më shumë se 2.200 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Pamje nga lartë të shkatërrimeve në qytetin Anxhar, Indi më 30 janar 2001.

Tërmeti i 26 janarit prej 7.6 ballësh la të vdekur më shumë se 20.000 persona.

15/16 Pamje nga lartë të shkatërrimeve në qytetin Anxhar, Indi më 30 janar 2001.

Tërmeti i 26 janarit prej 7.6 ballësh la të vdekur më shumë se 20.000 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Një person qëndron i ulur pranë rrënojave të shtëpisë së tij në Golçuk, 150 kilometra në lindje të Stambollit, pas një tërmeti të fuqishëm më 19 gusht 1999.

Tërmeti i 17 gushtit prej 7.6 ballësh vrau afër 18.000 persona.

16/16 Një person qëndron i ulur pranë rrënojave të shtëpisë së tij në Golçuk, 150 kilometra në lindje të Stambollit, pas një tërmeti të fuqishëm më 19 gusht 1999.

Tërmeti i 17 gushtit prej 7.6 ballësh vrau afër 18.000 persona.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt kanë vrarë mbi 33.000 persona, teksa numri i viktimave pritet të rritet. Radio Evropa e Lirë ju sjellë përmes fotografive tërmetet më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në botë në 25 vjetët e fundit.
Previous slide
Next slide

Paralajmërimet nga historia

Megjithëse censura e përhapur shtetërore gjatë periudhës sovjetike e bën të pamundur të dihet se sa njerëz kanë vdekur, tërmeti 7.3 ballësh që goditi Ashgabatin më 1948 ka të ngjarë që ka vrarë dhjetëra mijëra persona, përfshirë edhe nënën e presidentit të parë post-pavarësisë të shtetit, Saparmurat Niyazov.

Tërmeti i vitit 1966 në Tashkent ishte më pak vdekjeprurës, por megjithatë rrafshoi pjesë të mëdha të qytetit më të banuar në shtet.

Shkatërrimet nga tërmeti që goditi Ashgabatin më 1948.
Shkatërrimet nga tërmeti që goditi Ashgabatin më 1948.

Almati – që atëbotë quhej Verni dhe kishte më pak se një të dhjetën e popullsisë së tanishme prej 1.8 milion banorësh – u shkatërrua i tëri nga tërmeti i vitit 1911 që epiqendrën e kishte në Kirgizinë e kohës moderne, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin në fundin e shekullit të 19-të.

Që kur fituan pavarësinë më 1991, shtetet e Azisë Qendrore kanë përjetuar më pak tërmete të mëdha, edhe pse një tërmet prej 6.6 ballësh i vitit 2008, që kishte epiqendrën afër kufijve kinezë, krigizë dhe taxhikë, shkatërroi fshatin Nura në Kirgizi, duke lënë të vdekur mbi 70 persona.

Pas tërmeteve që goditën Sirinë dhe Turqinë, ekspertët dhe institutet shtetërore të sizmologjisë në shtetet e Azisë Qendrore vazhdimisht kanë folur për mediat.

Ata kanë përsëritur se ndërtesat supozohet të ndërtohen për t’i rezistuar tërmeteve deri në 9 ballë (në pjesët me lartësi më të madhe në Almati, standardi është 10).

Por, prej kohësh ka pasur shqetësime se këto rregulla nuk zbatohen siç zbatoheshin në kohën sovjetike, kur në rajonet me aktivitet të lartë sizmik, për ngritjen e ndërtesave gjithmonë kërkohej një miratim paraprak.

Rustam Mukimov, arkitekt në kryeqytetin taxhik, Dushanbe, tha për Shërbimin taxhik të REL-it se në epokën komuniste, modelet e reja të banimit testoheshin në një vend të posaçëm jashtë qytetit.

“Ata testonin muret dhe çatitë e ndërtesave me pajisje të posaçme. Ka pasur testime. Ashtu nuk ka më. Mendoj se ata nuk kanë para të mjaftueshme”, tha ai.

Shqetësimet janë rritur pas ndërtimeve të shumta në qytetet e mëdha, sikurse që ndodhi në Kirgizi pas revolucionit të vitit 2010 dhe në Uzbekistan më 2016, kur Shavkat Mirziyeov u bë president.

Dy ditë pas tërmetit në Lindjen e Mesme, Mirziyoev urdhëroi të ndaleshin ndërtimet në Tashkent dhe tha se ka nevojë të pritet për një plan të ri të qytetit, por ai nuk përmendi kataklizmin në Lindjen e Mesme.

Një ditë më herët, zëvendësministri i Ndërtimit kishte nxitur kritika me deklaratat që sugjeronin se Qeveria nuk ishte krejtësisht përgjegjëse për ofrimin e ndërtimit të sigurt.

“Trupi kryesor që është përgjegjës për punën ndërtimore është ai që e porosit atë, pra pronari i ndërtesës”, deklaroi zëvendësministri Davronzhog Adilov.

Adilov tha se ia mund të ofrojë garanci për “kontrollin, zbatimin e urdhrit, rregullave dhe standardeve të vendosura nga shteti”, por jo “gabimin njerëzor”.

Kryetari i qytetit, që ka mbikëqyrur pjesën më të madhe të ndërtimeve të fundit, Jahongir Ortikhodjaev, në janar u pushua nga puna nga Mirziyoev, pasi pjesë të mëdha të kryeqytetit patën reduktime të gjata të rrymës gjatë një prej dimrave më të ftohtë që Uzbekistani ka përjetuar në vitet e fundit.

Ka pasur raportime se ai është arrestuar duke tentuar që të largohet nga vendi me familjen e tij, por këto raportime nuk janë konfirmuar.

Larg shtëpisë

Nëse do të ishte goditur kaq keq ndonjë shtet tjetër nga tërmetet, këto diskutime ndoshta nuk do të kishin kaq urgjencë.

Qindra mijëra banorë të Azisë Qendrore jetojnë dhe punojnë në Turqi, duke e bërë këtë shtet destinacionin e dytë më të madh për punëtorë migrantë jashtë rajonit, pas Rusisë.

Të paktën një qytetar uzbek dhe dy qytetarë kazakë kanë vdekur nga tërmetet dhe disa të tjerë janë të zhdukur.

Në një intervistë për REL-in, Maryemgul Baimyradova nga Turkmenistani kërkoi nga Qeveria e shtetit të saj të qartësojë situatën lidhur me mirëqenien e një turkmenëve që po mbahen në qendrat e dëbimit të migrantëve në Adana dhe Malatja, dy provincat turke që së bashku me epiqendrën e tërmetit, Kahramanmarash, kanë pësuar dëme kolosale.

“Kujdesuni për qytetarët tuaj”, kërkoi Baimyradova nga Qeveria e saj.

Si rrallë më herlt, më 8 shkurt ish-presidenti turkmen dhe “Lideri i Kombit, Gurbanguly Berdymukhammedov, pranoi se Turkmenistani kishte shtetas të saj në mesin e viktimave nga tërmetet, pa dhënë më shumë detaje.

Agjencia e lajmeve Turkmen News ka raportuar për vdekjen dhe riatdhesimin nga Qeveria turkmene të katër shtetasve.

Dhjetëra punëtorë të shpëtimit nga pesë shtetet kanë shkuar në Turqi ditët e fundit, kanë thënë zyrtarët, dhe tonë me ndihma humanitare janë dërguar nga Azia Qendrore.

Përveç ndihmës së ofruar nga shtetet, ka pasur edhe qytetarë që kanë mbledhur vetë ndihmë.

Në Kazakistan, një grup i grave ka qepur 4.000 batanije dhe i kanë dërguar në Turqi, ndërkaq një biznesmen lokal është zotuar se do të dërgojë 120 tenda për qytetarët që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Por, për banorët e Azisë Qendrore, imazhi i një vendi të rrënuar që varet nga ndihma humanitare nga të paktën 70 shtete, ka qenë një gjë e rëndë pasi shumë njerëz e shohin Turqinë si një partnere të fortë tregtare dhe një investitore të rëndësishme, për të mos përmendur që ky shtet ka një prezencë të madhe në industrinë e ndërtimeve në këtë rajon.

Nursarsen Uzbekov, zëvendësdrejtor i institutit të sizmologjisë, që funksionon në kuadër të Ministrisë kazake të Emergjencave, tha për REL-in se natyra e pllakës tektonike që gjendet në këtë zonë, bën që tërmetet të jenë më “katastrofike” në juglindje të Turqisë sesa në Kazakistan.

Ky ekspert po ashtu shprehu besim në zhvillimin e vazhdueshëm të sistemeve të paralajmërimit të hershëm në qytetin më të pasur të Azisë Qendrore, Almati, dhe në ndjekjen e rreptë të standardeve të ndërtimit.

“Nuk mund të komentoj nëse standardet e ndërtimit janë respektuar në Turqi. Kjo gjë është diçka e panjohur për ne”, tha Uzbekov.

“Por, nëse një tërmet i madh, sikurse tërmetet që ndodhën në fund të shekullit 19-të, do të ndodhnin këtu, mendoj se ne do të shikonim fillimisht burimet tona për t’u përballur me situatën. Nëse nuk do t’ia dilnim, sikurse Turqia, ne kemi partnerë të mirë që do të ishin të gatshëm të na ndihmonin”.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG