Po vjen Babadimri...
Të hipur në tren, në deve e motoçikleta, duke vrapuar apo brenda një akuariumi - këta janë disa nga Babadimrat e sivjetmë nëpër vende të ndryshme nëpër botë, që ia kanë shtuar ngjyrat atmosferës festive këtë fundvit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9
Një burrë dhe një grua të veshur me rroba Babadimri në bordin e trenit turistik "La Sabana" të dekoruar me dritat e Krishtlindjeve në Bogota, Kolumbi, 11 dhjetor 2023.
10
Një zhytës me rroba Babadimri duke ushqyer peshqit brenda rezervuarit në Akuariumin Kombëtar të Maltës, në Qavra, Maltë, 1 dhjetor 2023.
11
Një burrë i veshur si Babadimër qëndron ulur në një ulëse teksa një fëmijë zbret shkallëve pasi është fotografuar me Babadimrin në qendrën tregtare Sandton në Johannesburg, Afrika e Jugut, 11 dhjetor 2023.
12
Një burrë i veshur si Babadimër dhe një grua e veshur si engjëll, rrëshqasin të hipur në saja në parkun e kafshëve Germendorf, në Oranienburg, Gjermani, 3 dhjetor 2023.