Ndërlidhjet

Bajrami në Maqedoninë e Veriut falet me numër të vogël besimtarësh

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, nuk u është bashkëngjitur besimtarëve myslimanë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Në funksion të respektimit të rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, falja e namazit të Kurban Bajramit në Maqedoninë e Veriut është bërë me një numër të vogël të besimtarëve brenda në xhami, të cilat janë dezinfektuar paraprakisht, por besimtarët i kanë shfrytëzuar kryesisht ambientet e hapura, gjegjësisht oborret e xhamive, duke e shkurtuar edhe kohën e faljes në 10 minuta.

Për shak të koronavirusit, Bashkësia Fetare Islame e ka anuluar organizimin e manifestimit qendror tradicional të namazit të Kurban Bajramit.

Fetahu i ka uruar besimtarët myslimanë përmes rrjeteve sociale, duke iu bërë apel që të jenë të kujdesshëm dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente.

“Me lutjet tona t’i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e tij të lëshojë ndihmën e vet të pakufishme, që ta tejkalojmë sprovën e madhe, të rrezikshme për njerëzimin - sëmundjen COVID-19 [që e shkakton koronavirusi] - dhe njëherësh t’i lutemi që t’i shërojë të gjithë të sëmurët kudo në vend dhe anembanë botës, ndërsa viktimat që humbën jetën, t’i përfshijë në mëshirën e vet të pakufishme. Vazhdoni të jeni në shërbim të tejkalimit të kësaj pandemie, sepse angazhimi i madh i yni në këtë sferë do të jetë shërbim ndaj të madhit Zot”, ka theksuar në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve myslimanë kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu.

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se edhe kundrejt respektimit të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame është infektuar gjatë vizitës te një familje për ngushëllime.

“Këtë periudhën e fundit, ai i ka pasur shumë nën kontroll kontaktet, duke respektuar rekomandimet, kështu që vetëm kryetari ka dalë pozitiv dhe jo edhe të punësuarit tjerë në këtë institucion”, ka thënë Ismaili, duke i porositur besimtarët se "edhe më shumë do ta lartësojnë këtë festë, nëse u përmbahen rekomandimeve nga institucionet shëndetësore për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit".

“Bashkësia Fetare Islame i fton të gjithë besimtarët, të cilët kanë nijet të therin kurban [kafshë], ta bëjnë këtë në thertore profesionale, duke marrë parasysh pandeminë dhe pasojat që mund të jenë nëse kjo bëhet në ambiente shtëpiake”, ka thënë Ismaili.

Në Kosovë është ndaluar falja e Kurban Bajramit në xhami:

Bajrami me xhami boshe

Xhamia e Çarshisë në Prishtinë pa besimtarë.
1/13 Xhamia e Çarshisë në Prishtinë pa besimtarë.
Ky burrë ka lëshuar ezanin, mëngjesin e së premtes.
2/13 Ky burrë ka lëshuar ezanin, mëngjesin e së premtes.
Pasi ka lëshuar ezanin, mbyll xhaminë dhe largohet.
3/13 Pasi ka lëshuar ezanin, mbyll xhaminë dhe largohet.
Xhamia e Madhe në Prishtinë.
4/13 Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Ky plak qëndron i vetëm para Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
5/13 Ky plak qëndron i vetëm para Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Edhe rrugët përreth xhamisë janë pa njerëz.
6/13 Edhe rrugët përreth xhamisë janë pa njerëz.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës pranë Xhamisë së Madhe.
7/13 Një pjesëtar i Policisë së Kosovës pranë Xhamisë së Madhe.
Disa besimtarë bëhen gati për therjen e kafshëve për Kurban Bajram.
8/13 Disa besimtarë bëhen gati për therjen e kafshëve për Kurban Bajram.
Është traditë që për Kurban Bajram të theret një kafshë.
9/13 Është traditë që për Kurban Bajram të theret një kafshë.
Mishi i kafshës së therur u ndahet të varfërve.
10/13 Mishi i kafshës së therur u ndahet të varfërve.
Falja e Kurban Bajramit në Tiranë.
11/13 Falja e Kurban Bajramit në Tiranë.
Shqipëria ka lejuar faljen e Kurban Bajramit në xhami të caktuara, por duke respektuar masat kundër koronavirusit.
12/13 Shqipëria ka lejuar faljen e Kurban Bajramit në xhami të caktuara, por duke respektuar masat kundër koronavirusit.
Falja e Kurban Bajramit në fshatin Dinoshë të Malit të Zi.
13/13 Falja e Kurban Bajramit në fshatin Dinoshë të Malit të Zi.
Previous slide
Next slide

Musa Musai, sociolog, thotë se pandemia e koronavirusit e ka imponuar distancën fizike, por, sipas tij, ajo në asnjë mënyrë “nuk duhet të shndërrohet në distancë shpirtërore kur janë në pyetje lidhjet familjare dhe ato miqësore”.

“Ndjenjat dhe emocionet e besimtarëve, kur në pyetje është sakrifica që kjo festë bart me vete, do të jenë të unifikuara, do të jenë brenda një kohezioni të fuqishëm social, duke i mbajtur lidhjet shpirtërore të gjalla, të forta me njëri-tjetrin...”, thotë Musai.

XS
SM
MD
LG