Largohen barrikadat në veri
Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Sipas informatave nga terreni, po bëhen përgatitje për largimin e barrikadave edhe në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
![Njerëzit me maska shihen afër barrikadës në veri të Mitrovicës, 29 dhjetor 2022.](https://gdb.rferl.org/034d0000-0aff-0242-d11c-08dae9b2c5b1_w1024_q10_s.jpg)
1
Njerëzit me maska shihen afër barrikadës në veri të Mitrovicës, 29 dhjetor 2022.
![Largimin i barrikadave në Mitrovicë të Veriut. 29 dhjetor 2022.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-fdd0-08dae9b699ee_cx0_cy16_cw0_w1024_q10_r1_s.jpeg)
2
Largimin i barrikadave në Mitrovicë të Veriut. 29 dhjetor 2022.
![Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i cili gjindet në Zveçan, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.](https://gdb.rferl.org/034d0000-0aff-0242-e5af-08dae9a5b389_w1024_q10_s.jpg)
3
Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i cili gjindet në Zveçan, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.
![Largimi i barrikadave në Rudarë pasditen e 29 dhjetorit 2022.](https://gdb.rferl.org/058a0000-0aff-0242-921a-08dae9a5b3a0_w1024_q10_s.jpg)
4
Largimi i barrikadave në Rudarë pasditen e 29 dhjetorit 2022.
Facebook Forum