Ndërlidhjet

Largohen barrikadat në veri

Pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat në fshatin Rudarë, i cili gjindet në komunën e Zveçanit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni. Sipas informatave nga terreni, po bëhen përgatitje për largimin e barrikadave edhe në Mitrovicë të Veriut. Barrikadat janë hequr nga rrugët edhe në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori. Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

16x9 Image

Sandra Cvetkoviq

Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë. 

16x9 Image

Doruntina Baliu

Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG