Ndërlidhjet

Bashkëpunëtorë të Kremlinit të përfshirë në hetimin e Trumpit


 Oleg Deripaska dhe Paul Manafort
Oleg Deripaska dhe Paul Manafort

Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës presidenciale të Donald Trump, ishte duke kërkuar për një investitor dhe Oleg Deripaska ishte ai që Manafort po kërkonte.

Ishte viti 2008 dhe një ndërtesë e famshme në Manhatan, e njohur si Hoteli Drake ishte nën shënjestrën e lobistit dhe këshilltarit politik, Manafort për blerje dhe zhvillim të ndërtesës.

Më 30 qershor, Manafort u takua me Deripaska, një biznismen rus i cili në vitin 1990 e kishte marrë kontrollin e industrisë së metalit në Rusi.

Sipas një dokumenti të Rick Gates, dikur partner i Manafortit, miliarderi rus ishte i interesuar të investonte, duke i thënë Manafortit “të bllokonte elementet tjera financiare dhe pastaj të shkonte tek ai për pjesën finale të investimit”.

Bazuar në interesin e shprehur nga zoti Deripaska, gjatë takimit të tij me Paulin, dëshirojmë t’i diskutojmë parametrat e kësaj marrëveshje sa më shpejtë që ështe e mundur”, thuhet në memo, dokumenti i dorëzuar si dëshmi në padinë e ngritur në gjykatën federale të SHBA-së.

Marrëveshja e hotelit Drake, e cila përfundimisht nuk u realizua, është një prej shembujve të implikimeve të Manafortit me Deripaska, të cilin zyrtarët amerikanë e cilësojnë si bashkëpunëtorë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo marrëveshje dhe marrëveshjet tjera janë tashmë në shqyrtim të Robert Muller, hetuesit special amerkan që po hulumton përfshirjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 dhe kontaktet në mes të zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit, Donald Trump.

Në një e-mail dorëzuar hetuesve amerikanë, Manfort kishte kërkuar “ndërmjetësues të jashtëm” të Deripaskës për të mbajtur një “takim privat” në vitin 2016, kur Manafort ishte udhëheqës i fushatës së Trumpit, raporton Washington Post.

Mediat amerikane raportojnë se nuk ka prova që Deripaska pranoi ofertën e supozuar të Manafortit.

Një zëdhënës i Manafort, Jason Maloni, tha se hetimi rreth veprimeve të Manafortit janë “të motivuara politikisht”.

Një zyrtar i zyrës së shtypit të Deripaskas ka hedhur poshtë çdo bashkëveprim në mes të biznismenit dhe Manfortit në vitet para 2016-tës.

Zoti Deripaska nuk ka komunikuar apo takuar zotin Manafort, para, pas, apo edhe gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016. Në fakt, zoti Deripaska nuk ka komunikuar me Manafort me vite para 2016-tës. Kështu, çdo publikim që sugjeron apo thotë se zoti Deripaska në mënyrë direkte apo indirekte ka komunikuar me Manafort në vitin 2016, është deklaratë jo e saktë”, ka thënë zyrtari anonim për Radion Evropa e Lirë.

Deripaska ka figuruar në listën e të ftuarve të Kremlinin për vite, së fundmi edhe në një mbledhje të biznesmenëve kyç më 21 shtator, takim për të cilin mediat ruse sugjeruan se ishte mbajtur për të diskutuar klimën ekonomike para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018.

Duke qenë se Deripaskas i është refuzuar viza për në SHBA, ai thuhet se ka udhëtuar në vitin 2009, nën atë që The Wall Street Journal e quajti marrëveshje e fshehtë me FBI-në.

Një zyrtar i qeverisë amerikane dhe dokumetet në një padi tjetër, thonë se Deripaska ka arritur të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, dhejtëra herë në mes të viteve 2011 dhe 2014, duke përdorur një pasaportë diplomatike ruse, duke nënviziar lidhjet politike të Deripaskas.

Agjencia Associated Press raporton se Manafort në vitin 2005 i kishte propozuar Deripaskas një plan që synonte të ndikonte në politikë, biznes dhe mbulim të lajmeve në SHBA, Evropë dhe ish- Bashkimin Sovjetik, plan ky që do e mbështeste Putinin. Një raport i AP i publikuar në mars, thotë se Manafort kishte nënshkruar një kontratë në vlerë prej 10 milionë dollarësh me Deripaskan. Ai kishte marrëdhënie biznesore me të deri në fund të vitit 2009.

Deripaska, duke refuzuar raportimin, më vonë kishte thënë se do e padiste AP për shpifje.

Pasuria e paluajtshme, Hoteli Drake, nuk është investimi i vetëm i Manafort që ka marrë në shqyrtim. Disa shtëpi, godina në bashkëpronësi në Nju Jork dhe më gjerë thuhet se janë hetuar nga hetuesit amerikanë dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, duke përfshirë edhe kreditë e Manfortit për të blerë pronat.

Pasura neto e Deripaskas është vlerësuar nga revista Forbes, 5.3 milionë dollarë, shumë nga kjo pasuri e ngritur gjatë viteve të 90-ta, periudhë të cilën mediat ruse e quajtën “lufta e aluminit” .

Përgatiti: Linda Gjokaj
XS
SM
MD
LG