Ndërlidhjet

Ukraina raporton për bombardime gjatë natës në Harkiv


Shkatërrimi i ndërtesave nga bombardimet e forcave ruse në Harkiv.
Shkatërrimi i ndërtesave nga bombardimet e forcave ruse në Harkiv.

Autoritetet ukrainase thanë se trupat ruse bombarduan rëndë rajonin verilindor të Harkivit gjatë natës mes 14 dhe 15 korrikut, ndërsa përpjekjet për shpëtim vazhduan në një qytet historik në jugperëndim, ku dhjetëra persona u vranë.

Udhëheqësit e financave nga ekonomitë kryesore të G20-ës do të mblidhen në Bali, në atë që Indonezia nikoqire thotë se është një takim vendimtar për të zbutur pasojat katastrofike humanitare nga lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës.

Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat e Emergjencave raportoi se rajoni i Harkivit dhe qendra rajonale u goditën me raketa duke filluar rreth orës 03:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të paktën 39 personat e pagjetur, pasi raketat ruse goditën qytetin historik të Vinnytsyas në Ukrainën qendrore më 14 korrik, duke lënë të vrarë të paktën 23 persona dhe rreth 52 të tjerë të plagosur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti sulmin "një akt të hapur terrorizmi" kundër civilëve në zona pa asnjë vlerë ushtarake.

Bombardimet në Harkiv vrasin nëntë persona
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 23 persona, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, u vranë në sulmin e mesditës në një qytet qindra kilometra larg vijës së frontit, i cili ndodhi pasi zyrtarët e BE-së u mblodhën në Hagë për të diskutuar lidhur me krimet e luftës në Ukrainë.

Indonezia nikoqire ka paralajmëruar se udhëheqësit e financave të G20-ës që mblidhen në Bali, më 15 korrik, duhet të bëjnë përparim në trajtimin e kërcënimeve ekonomike globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ose të përballen me pasoja katastrofike humanitare.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, presidenti i SHBA Joe Biden tha më 14 korrik se "lufta e Putinit duhet të shndërrohet në një dështim strategjik".

XS
SM
MD
LG