Ndërlidhjet

Brazili refuzon vaksinën Sputnik V


Një dozë e vaksinës Sputnik V. Fotografi nga arkivi.
Një dozë e vaksinës Sputnik V. Fotografi nga arkivi.

Brazili ka refuzuar importimin e vaksinës së Rusisë kundër COVID-19, Sputnik V pasi ekspertët kanë njoftuar për "rreziqe thelbësore".

Vendi tha se kjo vaksinë ka mungesë informacioni për garancitë e sigurisë, cilësisë dhe efektivitetin e saj.

Rregullatori brazilian, i njohur si Anvisa, votoi për të ndaluar importin e këtyre vaksinave. Kërkesa për furnizim ishte bërë nga guvernatorët e shtetit, të cilët po përballen me një valë të dytë vdekjeprurëse të koronavirusit.

"Ne kurrë nuk do të lejojmë që miliona brazilianë të ekspozohen ndaj produkteve pa verifikimin e duhur të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit", tha Antonio Barra Torres, president i rregullatorit federal të shëndetit, Anvisa.

Menaxherja e përgjithshme për monitorimin e shëndetit, Ana Carolina Moreira Marino Araujo, tha se në bazë të të dhënave nga dokumentacioni i paraqitur, pastaj të dhënat nga inspektimet në njerëz dhe informacionin nga rregullatorët e tjerë, "rreziqet thelbësore" ishin shumë të mëdha.

Imunizimi me vaksinën Sputnik V është miratuar në disa vende të botës.

Në fillim kishte skepticizëm ndërkombëtar për vaksinën e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, por ato u tejkaluan pas rezultateve të botuara në revistën mjekësore The Lancet, ku thuhej se vaksina ishte e sigurt dhe 91.6 për qind e efektshme kundër COVID-19.

Rusia shet vaksinat, qytetarët e saj mbesin pa u vaksinuar
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:01 0:00

Vaksina Sputnik V, përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektim potencial me koronavirus.

Rregullatori brazilian tha se një çështje e rëndësishme në vendimin për të refuzuar këtë vaksinë ishte prania e virusit të modifikuar në vaksinë dhe shqetësimet se ai mund të riprodhohet.

Menaxheri i ilaçeve dhe produkteve biologjike të Anvisa, Gustavo Mendes e quajti këtë një defekt "serioz".

Brazili është përballur me vonesa dhe vështirësi në blerjen e vaksinave, derisa vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Sistemi kombëtar shëndetësor është në prag të kolapsit.

Brazili ka regjistruar 14,4 milionë raste të konfirmuara dhe pothuajse 400,000 vdekje nga COVID-19, shifër kjo më e larta pas Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani 27,3 milionë njerëz në Brazil, rreth 13 për qind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, thuhet në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksina Sputnik V është duke u analizuar edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Kjo agjenci nuk e ka miratuar ende këtë vaksinë, pasi ka theksuar se i duhet më shumë informacion mbi testimet dhe procesin e prodhimit.

Hungaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian ka filluar ta përdorë atë, pavarësisht se EMA nuk e ka miratuar.

Edhe Sllovakia ka porositur doza të kësaj vaksine, por më 7 prill, Instituti Shtetëror sllovak për Kontrollin e Barnave tha se kishte dilema në lidhje me efikasitetin dhe rreziqet e vaksinës ruse, për shkak të të dhënave joadekuate nga prodhuesi.

Një ditë më vonë ky Institut tha se dozat e Sputnik V, që po analizonte, nuk ishin të njëjtat me ato që shqyrtoheshin nga EMA, ose me sa duket ato që u shqyrtuan nga revista shkencore britanike, The Lancet.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG